Olger't Rakipllari's profile

Exhibition "Young & Art"

- Në një pasdite të veçantë u çel pranë "Europa House" në Tiranë ekspozita me punime artistike nga nxënësit e @SidiEducation.
Punimet janë të larmishme me tematika të ndryshme, duke filluar nga natyrat e qeta, peisazhet, portretet, studime duarsh, etj.

Ato janë realizuar në teknika të ndryshme të artit pamor, si pikturë, grafikë shtypi, vizatim, punime me karbon, pastel, vaj, akrilik etj.

Ekspozita përmban punime nga nxënës të moshës 4 deri në 40 vjeç.
70 krijime artistike janë përzgjedhur të bëhen bashkë në një ekspozitë, arsyeja e vetme që këta fëmijë dhe të rinj të talentuar janë bërë bashkë nga shkolla të ndryshme të Tiranës apo të apasionuar pas artit është se, të gjithë këta krijues kanë zgjedhur të marrin leksionet e para mbi pikturën nga një mësues arti, i cili me vullnetin dhe përkushtimin ndaj artit ka spikatur talentin e tyre të veçantë!

Olger't Rakipllari, mësuesi i artit i këtyre talenteve është një artist i ri, që e shohim tepër aktiv në jetën social-kulturore dhe artistike të vendit. Olgerti prej më shumë se 7 vitesh vazhdon të punoj në zbulimin dhe evidentimin e talenteve të reja, jo vetëm në Shqipëri por dhe tek shqiptarët e Luginës së Preshevës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Kosovës.

Nxënësit e përzgjedhur për këtë ekspozitë janë:
Anxhela PËRGJONI, Adea RIZAJ, Armela MUÇI, Alina BUZI, Dea TROKA, Dejvi HYSKO, Emili VELIA, Ergen MARINI, Egi MARINI, Fiori LOLA, Gloria PJETRI, Iris HAXHILLARI, Iris TOSKA, Indrit KUKAJ, Juna BASHI, Jurgen SADIKAJ, Klea MARINAJ, Kleona PASHKO, Lea AGARAJ, Megi AJDINI, Megi LOLA, Noan HYSKO, Romina BRAHAJ, Rigersa GURI, Stjuard LOLA, Valentina GAXHOLLI.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë.
Ekspozita u kurua nga mësuesi i artit, Olger't Rakipllari.
- Marrë nga kronika e RTSH
Exhibition "Young & Art"
Published:

Owner

Exhibition "Young & Art"

- On a special afternoon, at the "Europa House" in Tirana, exhibitions with artistic works were opened by @SidiEducation students. The works are Read More

Published: