Pajtim Morina's profile

Ribrendimi i ONAIR Media — Drejt majave!

Ka kohë që kam planifikuar të shkruaj për këtë projekt, si një ndër projektet më të mëdha përgjatë viteve të fundit të punës sime profesionale.

Në tetor të vitit të kaluar, u bashkuam me ONAIR Media në krijim i brendit të ri për këtë kompani lider në lëmin e vet. Ribrendimi i kompanisë ishte kërkesë e detajuar.

“Logo e OnAir Media duhet të jetë ikonike dhe e dallueshme. Ajo duhet të përbëhet prej elementeve që paraqesin bazë të qëndrueshme, rritje konsistente dhe arritje të qëllimeve. Drejt majave!”

Me këtë kërkesë, fillova të ndërtoja konceptet e para, dhe me 5 nëntor të 2018 finalizuam ribrendimin, e, filluam implementimin e brendit të ri.
Logo është një aset i rëndësishëm, dhe si e tillë duhet të trajtohet me respekt. Ky është identiteti juaj.

Ngjyrat

Ngjyrat japin personalitetin. ONAIR Media është e ndritshme, e guximshme, e gjallë dhe e sigurt.
Për identifikimin e nën kategorive, do të përdorim ngjyrat në vend të simboleve.

Identifikimi në bazë të ngjyrave dhe përdorimi në mediume të ndryshme është më i lehtë. 

Për të ruajtur identitetin e arritur deri më sot, ne do të përdorim ngjyrat si nga indetiteti i kaluar.
Duke përdorur ngjyrat bazë, negativin dhe variacionet e tjera të ngjyrave, kjo logo përshtatet për përdorim në të gjitha mediumet.
Hapsirat

Logo duhet të ketë gjithmonë hapsirë anash saj. Hapsira lartë, poshtë, majtas dhe djathtas duhet të jetë të pakten sa madhësia e shkonjës “O” nga logo.

Kur obligohemi që në logo të vendosim tekst, hapsira duhet të jetë sa gjerësia e shkronjës “I” nga logo.
Tipografia

Tipografia e përdorur në këtë identitet tregon thjeshtësinë dhe elegancën.
Për fund

Përgjatë implemetimit të brendit të ri, ka pasur edhe grafika të reja, sipas kërkesave që janë paraqitur, duke i qëndruar besnik udhërrëfyesit të përgatitur për përdorimin e materialeve.

Ridizajnimi i brendit të ONAIR Media ka qenë një sfidë në vete, pasi që kjo kompani është gjithmonë në rritje dhe duke shtuar shërbimet e saj. Logo duhej të ishte e thjeshtë, lehtë e dallueshme dhe të përshtatej me vizionin e kompanisë për të ardhmen.

Nëse ju duhen këshilla ose zhvillim i brendit, ju lutem, më kontaktoni në m.pajtim@gmail.com
Ribrendimi i ONAIR Media — Drejt majave!
Published:

Owner

Ribrendimi i ONAIR Media — Drejt majave!

Published: